Pala mbrojtëse e Mlladiç, kundërshton ndarjen e gjykimit

Studentët kanë kërcënuar për vazhdimin e protestave duke rrezikuar këshut edhe nisjen e vitit të ri akademik. Protesta edhe pse u zhvillua në mënyrë paqësore, ka bërë që forcat e policisë të marrin të gjitha masat për një agravim të situatës.
Pala mbrojtëse për të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç, kanë kundërshtuar ndarjen e gjykimit të tij, duke thënë se propozimi nuk është në përputhje me Statutin e Tribunalit të Hagës.
“Ndarja e gjykimit do të rrezikonte të drejtën e të akuzuarit për gjykim të drejtë, ndërsa argumenti i Prokurorisë se Mlladiçit është arrestuar në fazën e vonshme të mandatit të Tribunalit, është i papranueshëm, sepse shkel parimin e mosdiskriminimit të të akuzuarve”, thuhet në deklaratën e e palës mbrojtës të Mlladiç.