E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Qafë-Gjashtës, zbulohen urdhëruesit

Një urdhër i Agim Shehut, ish-zv/ministër i Brendshëm, njëkohësisht edhe ish-drejtor i Policisë së Shtetit, ka dërguar në Sarandë në vitin 1997, në kulmin e trazirave, katër punonjës të Policisë së Shtetit për të rivendosur rendin, ku njëri prej tyre, pas përplasjes me banditët, u ekzekutua.

Një tjetër u rrëmbye dhe u mbajt peng për disa ditë, ndërsa dy "të shpëtuarit" përshkruan për dhjetëra orë në këmbë male e fusha, për të përfunduar në qytetin e Fierit.

Historia daton më 4 mars 1997, ku katër efektivët e Policisë së Vlorës, Gjergji Mehmeti, Sokol Bixhga, Aduart Alija dhe Myzafer Blushi janë urdhëruar për të ngritur Komisariatin e Policisë së Sarandës, efektivët e të cilit kishin dezertuar.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 10 "rebelëve" sarandjotë, të cilët prenë në besë "vëllezërit" e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›