Pallati në prag të shembjes, 200 banore ne rrezik

Pesë vjet më parë rrezikoi jetën e banorëve që banonin në të, ndërsa sot rrezikon jetën e banorëve të lagjes, pasi mund të shembet nga dita në ditë.
Një pallat pesëkatësh shumë pranë ish-uzinës së armëve në Polican vazhdon të qëndrojë i braktisur në mes të një lagjeje të qytetit. Pallati ka pësuar krisje në pjesën më të madhe të tij dhe rrezikon të shembet nga dita në ditë, pasi toka në të cilën është ndërtuar rrëshqet vazhdimisht.
Pesë vjet më parë, në pallat jetonin 60 familje, jeta e të cilave u vu në rrezik serioz. Krisjet e shumta që pësoi pallati detyruan banorët të largoheshin.
Disa prej tyre vazhdojnë të jetojnë në shtëpi me qira, shumë të tjerë kanë emigruar, ndërsa vetëm për tre familje bashkia siguroi banesa. Por, tashmë dhe pse i braktisur, pallati vazhdon të jetë një kërcënim për lagjen në të cilën ndodhet.