E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie ne kurth shperndaresi i heroines

Gramsh- Nje 32-vjecar eshte arrestuar nga policia e Gramshit mengjesin e djeshem pasi u kap me nje sasi droge te dyshuar si heroine. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Lulzim Berdellima, banues ne lagjen "18 Gushti". Gjate kontrollit fizik, te riut iu gjeten dhe sekuestruan 11 doza lende narkotike heroine. Agjentet e Antidroges ishin prej disa javesh ne ndjekje te te dyshuarit, qe njihej si shperndares i narkotikeve ne qytet. Mesohet se droga ka qene e mbeshtjelle me leter te bardhe, brenda te cilave kishte nje mase pluhuri me ngjyre kafe te erret, i dyshuar si heroine. Me tej agjentet kryen edhe kontroll ne banesen e te ndaluarit Berdellima, ku u gjeten tre pako te tjera te ngjashme me te parat me 3,2 gr lende narkotike. Burime policore thane se po hetojne per furnizuesin e 32-vjecarit me droge dhe prangosjen e grupit qe dyshohet se eshte nga nje tjeter qytet.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›