Trafiku i drogës, prokuroria jep pretencën për Ben Çamin
Lutfi Shabani, ose siç njihet ndryshe me emrin Ben Çami, akuzohet si organizatorit i rrjetit të trafikut të drogës nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Ai dyshohet të ketë drejtuar një tjetër grup kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës cilësimin fajtor dhe dënimin e Lufti Shabanit, i njohur ndryshe si Ben Çami dhe pjesëtarëve të grupit të tij, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Në fjalën e fundit, organi i akuzës kërkoi dënimin me 14 vjet heqje lirie për Lutfi Shabanin, për Isein Nasufin, 10 vjet burg, për të pandehurit Dritan Gjura e Madrit Istrefi, nga tetë vjet secili, ndërsa për secilin nga të akuzuarit, Françesk Shkambi e Arif Kurti, nga 8.6 vjet.
Prokurorët thanë se rolin e organizatorit të trafikut e ka kryer i pandehuri Shabani. Ky i fundit u rikthye në qeli në vitin 2008, pak muaj pasi kishte përfunduar një dënim po për trafik droge. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë trafikuar në dy raste nga Maqedonia drejt Shqipërisë, një sasi prej 54 kg heroinë. Kështu, më 24 korrik 2008, në aksin rrugor Golem-Kavajë, policia prangos Luffi Shabanin, teksa po udhëtonte me makinën e tij me targa DR 3545 E. policia gjeti dhe sekuestroi në makinën e Ben Çamit, një sasi prej 15 kg e 528 gramë heroinë.
Mbi pakot e drogës u zbuluan shenjat e gishtërinjve të maqedonasit Isein Nasufi. Ky i fundit u arrestua në Durrës, në shtator 2008, pasi në makinën tip “Volksëagen, Golf IV”, me targa OH 444 IG, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 4 kg e 190 gramë heroine. Në pranga ranë dhe të pandehurit Dritan Gjura e Madrit Istrefi. Këta të fundit, sipas akuzës kishin shoqëruar Nasufin nga Maqedonia. Më pas, mbi bazën e gjurmëve të gishtave është zbuluar se pjesë e rrjetit ishte dhe Françesk Shkambi e miku i tij, Arif Kurti.
(s.g/BalkanWeb)