Elbasan, vazhdojne sot kërkimet për studentin e mbytur
Një grup të rinjsh nga qyteti i Cërikut, pasi kanë frekuentuar një nga lokalet buzë lumit kanë vendosur të lahen në rrjedhën e tij. Studenti 21 vjecar pasi është zhytur në thellësinë e lumit nuk ka mundur të dalë më.
ELBASAN- Kanë nisur mëngjesit të sotëm kërkimet për gjetjen e trupit të studentit të vitit të tretë në degën e psikologjisë të Universitetit të Tiranës, i cili u mbyt aksidentalisht në rrjedhën e lumit Shkumbin. Ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 17 e 30 në fshatin Papër afro 10 km larg Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij rrethi një grup të rinjsh nga qyteti i Cërikut miq e shokë me njëri tjetrin pasi kanë frekuentuar një nga lokalet buzë lumit kanë vendosur të lahen në rrjedhën e tij. Ervis Prendi, studenti 21 vjecar pasi është zhytur në thellësinë e lumit nuk ka mundur të dalë më i gjallë mbi sipërfaqen e tij. Për të nxjerrë trupin e viktimës në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët por deri në orët e vona nuk është arritur që të gjendjej trupi i studentit.
(s.g/BalkanWeb)