E pushoi nga puna, bastis firmen e pronarit
Fier- Pushimi nga puna prej pronarit te agjencise turistike eshte kthyer ne nje hakmarrje. Ish-punetori bastis firmen vetem pak dite pasi ishte larguar nga sherbimi per arsye te ndryshme. Por vjedhja e rreth 10 mije eurove nga arka e agjencise "Arjani Travel" ne Fier nuk ka zgjatur me shume se 12 ore, pasi policia ne baze te gjurmeve te gishterinjve dhe zbulimit te nje sasie parash ne banesat e te dyshuarve, prangosi 21 vjecarin se bashku me nje shokun e tij.
Burime zyrtare thane se i demtuari ishte pronar jo vetem i agjencise, por edhe i pese nga tete autobuset qe u shkrumbuan nje jave me pare ne ambientet e ish-parkut ne rrethana misterioze. Te ndaluarit sipas policise jane Flori Frasheri dhe 18 vjecari Donald Dyrmishaj. Kapja e tyre eshte bere ndersa pinin kafe ne nje nga lokalet e qytetit oret e vona te mbremjes se enjte. Gjate denoncimit te ngjarjes se ndodhur paraditen e se enjtes, Arjan Hyka eshte shprehur se i ishin marre nga arka 1 milione leke, 2 mije euro dhe dy bileta avioni.
Vjedhja sipas hetimit te kryer ishte bere me thyerje, duke demtuar kasaforten e firmes. Ekspertet zbuluan gjurme te ndryshme, nderkohe qe dyshimet e para rane tek 21 vjecari qe ishte pushuar nga puna, banor i lagjes "15 Tetori" ne Fier.
Pas marrjes se te dhenave, policia eshte vene ne kerkim te te dyshuarit qe eshte gjetur se bashku me shokun e tij dhe jane shoqeruar ne komisariat. Gjate marrjes ne pyetje te rinjte kane mohuar akuzen, por agjentet munden te zbulonin dy biletat dhe nje sasi parash, qe i sekuestruan ne cilesine e proves materiale.
Pas ketij zbulimi te dyshuarit mesohet se kane pranuar krimin e kryer, ndersa jane gjetur edhe celesat e kopjuar te kasafortes. Burime zyrtare thane se Frasheri eshte mbajtur ne gjendje arresti, kurse shoku i tij, Donald Dyrmishaj, do te hetohet ne gjendje te lire, deri ne provimin e faktit se ka marre pjese ne bastisjen e agjencise turistike ne Fier.
Xhemil Beharaj
Vlore/ Policia shoqeroi Angelo Vencin