E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset kioska ne qender, zhduken autoret

Fier- Nje kioske qe ndodhet prane godines se bashkise se qytetit te Fierit, eshte vjedhur duke u gdhire dita e djeshme nga persona te paidentifikuar. Lajmi konfirmohet si nga policia vendore, ashtu edhe nga vete pronari i kioskes. Autoret kishin hyre brenda pasi thyen nje pjese te objektit, duke vjedhur rreth 20 mije leke mall, ne kiosken me pronar Mehmet Gjini. Ekspertet qe shkuan ne vendin e ngjarjes kane marre gjurme kembesh e gishtash, nderkohe qe forca te tjera policore jane vene ne kerkim te identifikimit e kapjes se autoreve te ngjarjes. I kontaktuar nga gazeta, pronari Gjini ka pohuar se "kur po hapja kiosken ne mengjes, pashe se pjesa e pasme ishte e demtuar dhe brenda kishin marre mall me vlere 20 mije leke". Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar per krimin.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›