Biznesmeni grek kapet me droge ne kufi
Nje shtetas grek ka tentuar te kaloje drejt Greqise 3,6 kg kanabis. Lenda narkotike e gjetur rastesisht ne automjetin e Jorgos Papadakis ka cuar ne prangosjen e njeriut qe deklaroi se ishte nje biznesmen ne pritje te licences per ngritjen e nje fabrike. Burime policore nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres, kane pohuar dje se "sherbimet kufitare te Policise se Kakavije, ne bashkepunim me policine e Gjirokastres, ne oret e para te mengjesit te djeshem gjate nje kontrolli rutine ne automjetin e shtetasit grek Jorgos Papadakis me targa YIY 2654, kane konstatuar sasine e droges". Burimet shtuan se shtetasi grek 40-vjecar ne momentin e gjetjes se droges, tha se lende narkotike nuk ishte e tij dhe mohoi kategorikisht se ishte ne dijeni te qeseve qe ndodheshin ne automjetin e tij. Sasia e droges ka qene e shperndare ne tri qese plastmasi me peshe 1200 grame per secilen dhe ishte pozicionuar ne sediljen e pasme te automjetit ndermjet rrobave vetjake dhe bagazheve te tjera. Shtetasi grek Papadakis, sipas policise, jetonte ne nje banese me qira prej pak javesh ne Gjirokaster ne pritje per te celur nje biznes per prodhimin e kartepecetave. Policia nga ana e saj ka bere sekuestron e lendes narkotike dhe te automjetit. Uniformat blu kane arrestuar ne flagrance 40-vjecarin grek, mbi te cilin rendon vepra penale e "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Nderkohe behet e ditur se ceshtja penale ne ngarkim te grekut Papadakis i kaloi per kompetence Prokurorise per Krimet e Renda ne Tirane, e cila do te hetoje per tentativen e trafikut nderkombetar te lendes narkotike.
Blerim Kore
Biznesmeni jetonte me qira
Nga hetimet e para te uniformave blu te Gjirokastres mesohet se Jorgos Papadakis prej pak javesh kishte marre nje apartament me qira ne qytetin e Gjirokastres. Sipas deklarimeve te tij, ai kishte ardhur ne Shqiperi per te ngritur nje fabrike per prodhimin e kartepecetave.
Blerim Kore
Biznesmeni jetonte me qira
Nga hetimet e para te uniformave blu te Gjirokastres mesohet se Jorgos Papadakis prej pak javesh kishte marre nje apartament me qira ne qytetin e Gjirokastres. Sipas deklarimeve te tij, ai kishte ardhur ne Shqiperi per te ngritur nje fabrike per prodhimin e kartepecetave.