Braktisi femijet dhe burrin, kthehet 29-vjecarja
Elbasan- Kthehet ne shtepi nena qe braktisi tre femije te mitur ne rrethana misterioze. Orgeta Z., 29 vjece, me banim ne lagjen "28 Nentori" ne Elbasan, eshte paraqitur dje ne Komisariatin e Policise, per te konfirmuar kthimin e saj ne shtepi. Nena e tre femijeve te mitur ishte larguar nga shtepia, qe ne daten 8 shkurt te ketij viti dhe pas denoncimit te bashkeshortit, ndaj saj kishte nisur edhe hetimi per "braktisje te femijeve". Pasi nuk mundi te gjeje vendndodhjen e gruas, bashkeshorti K. Z., beri kallezim penal ne polici. Qe nga ajo dite Policia e Elbasanit shpalli ne kerkim nen akuzen e braktisjes se femijeve te mitur, 29-vjecaren me origjine nga Korca. Sipas burimeve te Policise se Elbasanit, pas marrjes se kallezimit, u vune ne kerkim te gruas se zhdukur. Nga deshmite e kryera ne polici Orgeta Z., ka deklaruar se gjate kesaj periudhe, ka qendruar e strehuar tek shtepia e prinderve te saj, me banim ne Korce. Nena e tre te miturve ka deshmuar se shkak i largimit nga shtepia, ishin mosmarreveshjet me bashkeshortin e saj.
F. Salliu
F. Salliu