Trafik me qese mbeturinash, kapen ne stacion 18 kg hashash
Diber- Qeset e mbeturinave ku fshihnin nje sasi prej 18 kg kanabis sativa, nuk i kane shpetuar nga prangat dy vellezer nga fshati Kamen i Dibres. Operacioni "Maskimi i deshtuar" ka zbuluar skemen e trafikut te narkotikut dhe prodhimin e tij ne menyre te fshehte ne zonat malore. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan Fatmir dhe Shpend Hidri, 40 dhe 32 vjec, ndersa gjate pergjimeve te kryera zbuluan se ata po tentonin te dergonin ne Tirane nje sasi te madhe droge te fshehur ne qese mbeturinash. Rreth ores 04:30, dy vellezerit kane dale nga banesa dhe i jane drejtuar stacionit te furgoneve ne qender te qytetit. Mesohet se per kete aktivitet agjentet kishin informacione prej disa javesh dhe kane vendosur te veprojne ne momentin qe provat ishin me te sigurta. Nje grup agjentesh ka vepruar ne momentin qe Fatmir dhe Shpendi Hidri do te vendosnin qeset ne bagazhe. Ata u kane marre pakot nga duart te dyshuarve, duke u vene menjehere edhe prangat. Kontrolle jane kryer edhe ne banesat e tyre, ku u gjet nje sasi prej 1 kg kanabis sativa. Pesha e pergjithshme e narkotikut sipas zyrtareve te policise arrinte ne 18 kg dhe kishte si destinacion kryeqytetin. "Po hetojme per te zbardhur linjen e trafikimit dhe personat te cileve do u dergohej kjo sasi droge", tha nje hetues per gazeten "KJ". Ndaj vellezerve Hidri eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim".
A.Bushi/A.Ndoja
A.Bushi/A.Ndoja