Trafiku i organeve, Berisha: Ligj special për hetimin, Marty qëllime antishqiptare
TIRANE – Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën një ligj të veçantë, që synon të lejojë grupin hetimor të EULEX-it për të hetuar në Shqipëri, lidhur me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh në vendin tonë.
Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se ky ligj do të bëjë të mundur një hetim të plotë ndaj akuzave të ngritura nga Marty.
“Kemi shprehur konsideratat tona për këtë raport. Del se në masën dërrmuese është shkruar nga Vukçeviç, por ndjeshmëria e akuzave të pafaktuara tërësisht kërkon hetim të plotë dhe të hollësishëm si për transplantin e organeve si formë e shëmtuar krimi, ashtu edhe për varreza masive të serbëve në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa i cilësoi të pavërteta akuzat e ish-senatorit Dick Marty, kryeministri nënvizoi se akuza të tilla nuk janë bërë as në kohën e Sllobodan Millosheviçit.
"Ky dokument nuk bazohet në asnjë fakt evident. Dick Marty ka zgjedhur Fushë-Krujën për qëllimet e tij, por hetimi do të nxjerrë të vërtetën, sepse të akuzosh për një krim të tillë që nuk e ka bërë as Sllobodan Millosheviç, i cili nuk ka deklaruar se është bërë trafik me organe të marra nga robërit serbë të luftës. Do të ketë një hetim të plotë për varrezë masive, pasi ky është pretendimi i dytë i Dick Martit, një pretendim që duhet të hetohet dhe do të faktojë se ku gjendet ky varr i përbashkët. Aty ku është pretenduar pas lufte kanë ardhur ekipet dhe kanë gjetur fshatarë në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë gjetur gjurmët e një varreze masive", theksoi kryeministri Berisha.
Shefi i qeverisë u shpreh i bindur se raporti i hartuar nga zvicerani ka qëllime antishqiptare, pasi siç tha ai, hartuesi implikon në titull udhëheqjen politike të Kosovës dhe e mohon vetë në përmbajtje.
“Kemi besim të plotë tek ekipi dhe ndaj krijojmë bazën ligjore si mbështetje e fuqishme. Fakti që dokumenti është shkruajtur nga Vuckevic dëshmon qartë qëllimet politike. Ish senatori Marty është i njohur për qëndrimet antishqiptare. Duket sikur titullin ia ka shkruar Sllobodani në varr”, - deklaroi më tej kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Internet me çmim të lirë për çdo qytetar, qeveria do ndërhyjë