E Shtunë, 31 Tetor 2026

Countryman s'erdhi, shkaku i mjegullës

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 14:10

(E plotësuar) Aeroplani i Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Evroazi, Thomas Countryman, nuk mundi të ulej në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e mjegullës së dendur, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Tiranë.

Edhe në një komunikatë të lëshuar më vonë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë thuhet se vizita "është shtyrë për shkak të vonesave në fluturim të shkaktuara nga moti".

"Ne presim që Zëvendës Ndihmës Sekretarit Countryman të vizitoje Kosovën në ditët në vijim. Përfaqësuesit e mediave do të informohen për çdo ngjarje mediale lidhur me vizitën e tij", thekson komunikata.

Countryman do të vizitojë të mërkurën Tiranën, ndërsa të enjten do të qëndrojë në Shkup. Countryman ka qëndruar të martën në Bruksel ku mori pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën.

Ai ka thënë se SHBA-ja e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës.

Ai ripërsëriti se Kosovës i duhet qeveri me duar të pastra.

Countryman nuk vjen sot në Kosovë

Me gjithë paralajmërimet se në Kosovë të mërkurën arrin ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Azinë, Thomas Countryman, vizita e tij për sot është anuluar.

Countryman ka qëndruar të martën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën.

Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. (Rel)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›