E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vushtrri, molotov dhe granatë në një automjet

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 16:43

Persona tani për tani të panjohur kanë hedhur koktej molotovi brenda automjetit të pronarit, A.A nga Vushtrria, ndërsa nën automjet është gjetur një granatë dore e pashpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Vushtrri, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së ankuesit.

Pas lajmërimit të rastit i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ekipit të zjarrfikësve të Vushtrrisë, të cilët edhe kanë arritur të shuajë zjarrin në tërësi.

Dëme të vogla materiale i janë shkaktuar automjetit në brendi, ndërsa granata e dorës e prodhimit kinez që ishte pa siguresë nën automjet nuk ishte aktivizuar. Ajo është aktivizuar në mënyrë të kontrolluar në një vend të sigurt nga ekspertët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, toger Besim Hoti ka thënë se rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetuesit janë në fazën preliminare të hetimeve nuk kanë të identifikuar persona të dyshuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›