E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeve, Pro hetimit të EULEX në Shqipëri

TIRANË-Ligjvënësit miratuan me unanimitet të plotë sot pr/ligjin "Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it", që lejon EULEX të hetojë në Shqipëri mbi akuzat e ngritura nga eurodeputeti Dik Marti për trafikun e organeve njerëzore.
Me 127 vota pro, Kuvendi kaloi ligjin duke i hapur dritën jeshile heimeve të EULEX në territorin tonë.

Ligji që kërkonte shumicë të cilësuar dhe e mori atë, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90, edhe në territorin shqiptar.

MIRATOHET PR/LIGJIN PËR HETIMET E EULEX, ME 127 VOTA
Ora 12:50-Ligjvënësit miratuan me unanimitet të plotë sot pr/ligjin që lejon EULEX të hetojë në Shqipëri mbi akuzat e ngritura nga eurodeputeti Dik Marti për trafikun e organeve njerëzore.
Me 127 vota pro, Kuvendi kaloi ligjin duke i hapur dritën jeshile heimeve të EULEX në territorin tonë. 

PRONAT, DEBAT BRACE-TOPALLI
Ora 12:30-Projektligji për pronat ka ngjallur debate dhe akuza të forta mes PD dhe PS në Kuvend. Deputeti i PS, Erjon Brace akuzoi qeverinë për aferaa kurruptive me pronat në jug.

“Qeveria thotë un po ta marr por me këtë cmim, dhe ky do jetë konflikti koma më dhë i madh ndaj pronarëve. Fondi i kompensimit problem tjetër. Në komision na u tha se periudha duhet për të vërttetuar statusin juridik, unë nuk kuptoj pse qeveria verifikon statusin e pasurive. C’po ndoh me pronat në jug, duke filluar në Porto romano, duke përfunduar në Borsh, c’po ndodh në dy ligje, për legalizimin. Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët. Për këtë arsye ky ligj nuk do të shërbejë”,- deklaroi Brace.

Braçe nënvizoi se ligji për kthimin dhe kompesimin e pronës është ligji që ka ndryshuar më shumë brenda një mandate qeverisës.
“Është e pamundur për të gjetur një ligj tjetër që të ketë ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisës dhe sa paradoksi është i jashtëzakonshëm. Afati i ri që vendoset për një dosje shkon deri në vitin 2014 dhe që nga viti 1990 deri më 2014 unë numëroj 24 vjet për të shqyrtuar një çështje pronësie dhe për të shqyrtuar një dosje”,- deklaroi Braçe.

Ministri Halimi sqaroi se pas regjistrimit dixhital të tokës do të vlerësohet përkatësia më e saktë e tokës. Ndërkohë, i qujti akuzat e opozitës sarkazëm, pasi sipas tij ishre PS që “rropi pronarët”.

Si replikë ndaj Braces, kryeparlamentarja Topalli, akuzoi opozitën se nuk ka kompensuar asnjë ish-pronar, ndërkohë që sulmmoi kreun e PS, Edi Rama.

“Edi Rama i dha Besos mezen e kryeqytetit. Deri në 2005 zero kompensim financiar për ish-pronarët. Tokat në Tiranë Rama ja ka dhënë Fidelit e Besos. Pse keni kaq urrejtje për ish-pronarët ?”,- u shpreh Topalli.

PRONAT, MEDIU: SHTETI I JEP ZGJIDHJE KOMPENSIMIT FIZIK
Ora 12:00-Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka dhene mbeshtetjen e tij per projektligjin, duke pranuar se tre amendamentet e propozuara prej tij kane gjetur pasqyrim. Ai ka deklaruar se e drejta e pronës për vite me radhë është trajtuar ndesh me interesin e pronarëve të ligjshëm. 

“Për këtë kërkohet reflektim nga të gjithë. Theksoj se janë tre elementë kryesorë por të parin do rendisja atë kushtetues të cështjes së të drejtës për zgjidhjen e pronës, ku shteti nuk mbivendoset, por i jep zgjidhje kompensimit fizik e duke lënë të fundit atë financiar”- theksoi Mediu.

PRONAT, ALIBEAJ: PR/LIGJI PA NGJYRIME POLITIKE
Ora 11:30-Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka theksuar se me projektligjin në fjalë gjejnë zgjidhje të gjitha cështjet për të kaluar në hallkën e fundit që me përmbylljen e privatizimit të përmbyllet njëherë e mirë edhe tranzicioni që lidhej me pronat.
“Projektligji është pa ngjyrime politike, i diktuar nga nevojat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, i tejkalon sensibilitetet politike të majta e të djathta e duhet të marrë edhe votën morale të maxhorancës e opozitës”- tha Alibeaj.
Sipas tij, në bazë të projektligjit nuk ka mundësi për të hyrë e manipuluar çmimin e tregut, pasi lloji i pronës e kategorizimi i pronës është një cështje e parashikuar dhe kategorizuar me ligje të miratuar që më parë, është kriter pa mundësi për të ndërhyrë në të.

DISKUTOHET MARRËVESHJA ME KROACINË PËR NJOHJEN E NDËRSJELLTË TË PATENTAVE 
Ora 11:10-Kuvendi diskutoi në senacë plenare marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Deputeti Bedri Hoxha tha se marrëveshja parashikon udhëtimin me makinë nëpër Kroaci, pa patur nevojë për leje drejtimi të posaçme, ndërkombëtare, pasi mjafton leja e drejtimit ose patenta e shoferit në Shqipëri, për ta përdorur edhe në Kroaci.

Ora 10:50-DISKUTOHET P/LIGJI PËR PROGRAMET E STREHIMIT NË ZONAT URBANE 
Kuvendi po diskuton projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9232, datë 13.5.2004 "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane" të ndryshuar".
Opozita kërkoi që procesi i strehimit të jetë transparent, për të gjithë ata që aplikojnë për të përfituar banesa sociale. "Kërkojmë transparencë në shpërndarjen e banesave sociale. Publikoni listën e personave dhe kriteret për të përfituar nga ky proces", tha deputeti i PS-së Eduart Shqalsi. Ai i kërkoi qeverisë të provonte se nuk kishte përdorur kritere politike në përzgjedhjen e listës që ka përfituar banesa sociale.
Ndërkohë ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi u shpreh se për përzgjedhjen e listës së personave që kanë përfituar banesë sociale janë zbatuar të gjitha kriteret. Ai u shpreh se problemet në lista janë hasur më së shumti në njësitë vendore ku qeverisë e majta.

NIS KUVEND, SOT MIRATIMI PËR HETIMIN NGA EULEX TË AKUZAVE 'PËR TRAFIK ORGANESH'
Ora 07:00-Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të miratojë pr/ligjin "Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it".
Ky pr/ligj, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90, edhe në territorin shqiptar. Seanca e sotme parlamentare parashikon dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve me Kroacinë, "për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive dhe aksidenteve të mëdha" dhe "për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit”.
Në rendin e ditës së seancës së sotme është pr/rezoluta "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vitin 2011".

(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvendi, kalon pr/ligjin për pronat, akuza dhe debate të forta PD-PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›