Diploma e Renzo Bossi-t, Prokuroria: Italianët të vërtetojnë autencitetin e dokumentit
TIRANE-Zhvendosen në Itali, hetimet për diplomën e marrë nga djali i Umberto Boss-it, Renzo Bossi, që u diplomua në mënyrë të dyshimtë pranë universiteti jo publik Kristal.
Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije, se njësia taks force pranë këtij institucioni që po drejton hetimet, i eshte drejtuar me nje leter porosi pales italiane, ku kërkohet informacion për diplomën e pjekurisë së Renco Bosit, për të verifikuar autenticitetin e diplomës së dorëzuar pranë universitetit ‘Kristal’, në bazë të të cilit është kryer edhe regjistrimi pranë këtij universiteti.
Ndërkaq hetimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme pranë universiteti jo publik Kristal, ku prokurori i cështjes kanë sekuestruar disa regjistrave të nevojshme në hetimet. Ndërsa janë marrë në pyetje edhe drejtues të stafit pedagogjik, te cilet kanë sqaruar procedurat e regjistrimit prane universitetit, dhe se si funskionon ky universitet.
Renzo Bossi Kristal rezulton të jetë regjistruar në këtë universitet për vitin akademik 2007-2008, por sipas organit të akuzës ai nuk ka shkelur asnjeherë në tokën shqiptare. Ai është diplomuar prane universitetit ‘Kristal’ për Menaxhim-Biznesi në tetor të vitit 2010 .
(d.b/News24/BalkanWeb)