E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, kalon pr/ligjin për pronat, akuza dhe debate të forta PD-PS

TIRANË- Kuvendi ka miratuar mes debateve me 73 vota pro projektligjin per pronat, i cili ka hasur kundërshtimin e fortë të Partise Socialiste përmes deputetit Erion Brace. Në fillim të debatit deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se me pr/ligjin në fjalë gjejnë zgjidhje të gjitha çështjet, për të kaluar në hallkën e fundit, që me përmbylljen e privatizimit të përmbyllet njëherë e mirë edhe tranzicioni që lidhet me pronat.Ndërsa sipas ministrave Halimi dhe Mediu projektligji zgjidh problemin pronave duke garantuar kthimin fizik të tyre me më pak kosto financiare.  Seanca degjeneroi në debate dhe akuzave të ndërsjellta më pas, mes deputetit socialist Erion Brace dhe kryeparlamentares Topalli. 

TOPALLI: JU URRENI PRONARËT, BRACE: DO I LINI ME GISHT NË GOJË 
Deputeti socialist Erion Brace deklaroi se ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës është ai që ka ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisës. 

"Është e pamundur të gjesh një ligj tjetër që të ketë ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisje dhe se paradoksi është i jashtëzakonshëm. Afati i ri që vendoset për një dosje shkon deri në vitin 2014 dhe që nga viti 1990 deri më 2014 unë numëroj 24 vjet për të shqyrtuar një çështje pronësie dhe për të shqyrtuar një dosje" tha Braçe. 

Sipas tij është e papranueshme shtyrja e kthimit të përgjigjes për pronën, ndërsa shtoi se një nga konfliktet e paraqitura është caktimi i çmimit të tokës nga qeveria. 
"Amendimet e propozuara nga qeveria fokusohen në tre drejtime, në metodikën e vlerësimit të pronës që do të kompensohet dhe të pronës shtetërore që do të përdoret për kompensim; në ndryshimin e afatit të administratës shtetërore, praktikisht Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të dhënë vendime lidhur me njohjen e të drejtës së pronësisë dhe të kthimit të pronës për dosjet, të cilat nuk kanë akoma një vendimmarrje dhe së treti ka të bëjë më krijimin e një strukture të re administrative për të menaxhuar të gjithë procesin e së drejtës së pronësisë në Shqipëri",- theksoi Brace.

Në këtë linjë Brace akuzoi qeverinë për afera kurruptive me pronat në jug.
“Qeveria thotë une po ta marr por me këtë cmim, dhe ky do jetë konflikti koma më dhë i madh ndaj pronarëve. Fondi i kompensimit problem tjetër. Në komision na u tha se periudha duhet për të vërttetuar statusin juridik, unë nuk kuptoj pse qeveria verifikon statusin e pasurive. C’po ndoh me pronat në jug, duke filluar në Porto romano, duke përfunduar në Borsh, c’po ndodh në dy ligje, për legalizimin. Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët. Për këtë arsye ky ligj nuk do të shërbejë”,- deklaroi Brace. 

Ministri Halimi sqaroi se pas regjistrimit dixhital të tokës do të vlerësohet përkatësia më e saktë e tokës. Ndërkohë, i qujti akuzat e opozitës sarkazëm, pasi sipas tij ishre PS që “rropi pronarët”.

Si replikë ndaj Braces, kryeparlamentarja Topalli, akuzoi opozitën se nuk ka kompensuar asnjë ish-pronar, ndërkohë që sulmmoi kreun e PS, Edi Rama.

“Edi Rama i dha Besos mezen e kryeqytetit. Deri në 2005 zero kompensim financiar për ish-pronarët. Tokat në Tiranë Rama ja ka dhënë Fidelit e Besos. Pse keni kaq urrejtje për ish-pronarët ?”,- u shpreh Topalli.

PRONAT, MEDIU: SHTETI I JEP ZGJIDHJE KOMPENSIMIT FIZIK
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka dhene mbeshtetjen e tij per projektligjin, duke pranuar se tre amendamentet e propozuara prej tij kane gjetur pasqyrim. Ai ka deklaruar se e drejta e pronës për vite me radhë është trajtuar ndesh me interesin e pronarëve të ligjshëm.

“Për këtë kërkohet reflektim nga të gjithë. Theksoj se janë tre elementë kryesorë por të parin do rendisja atë kushtetues të cështjes së të drejtës për zgjidhjen e pronës, ku shteti nuk mbivendoset, por i jep zgjidhje kompensimit fizik e duke lënë të fundit atë financiar”- theksoi Mediu.

PRONAT, ALIBEAJ: PR/LIGJI PA NGJYRIME POLITIKE
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka theksuar se me projektligjin në fjalë gjejnë zgjidhje të gjitha cështjet për të kaluar në hallkën e fundit që me përmbylljen e privatizimit të përmbyllet njëherë e mirë edhe tranzicioni që lidhej me pronat. 

“Projektligji është pa ngjyrime politike, i diktuar nga nevojat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, i tejkalon sensibilitetet politike të majta e të djathta e duhet të marrë edhe votën morale të maxhorancës e opozitës”- tha Alibeaj. 

Sipas tij, në bazë të projektligjit nuk ka mundësi për të hyrë e manipuluar çmimin e tregut, pasi lloji i pronës e kategorizimi i pronës është një cështje e parashikuar dhe kategorizuar me ligje të miratuar që më parë, është kriter pa mundësi për të ndërhyrë në të.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›