Dita e Drejtësisë, Topi: Bashkëpunim institucional, jo vetëm kritika ndaj gjyqësorit
TIRANË- Presidenti Bamir Topi bëri thirrje sot në "Ditën e Drejtësisë" për bashkëpunim institucional dhe rritje të përgjegjshmërisë së sistemit gjyqësor në përballimin e sfidave të kohës.
Sipas tij, në këtë përvjetor të gëzuar, Shqipëria është përpara sfidës së marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ndaj dhe mirëkuptimi I sistemit të drejtësisë sipas tij është kusht për integrimin e vendit.
"Në këtë proces drejt integrimit evropian, performanca e veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, funksionimi normal i tij dhe i aktorëve të tjerë që lidhen me të, janë komponentë shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Këndvështrimi im, si President i Republikës përsa i përket procesit të integrimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor në këtë kuadër, shkon përtej kësaj. Është në themel të funksionimit të një shoqërie demokratike normale dhe garant i saj, mirëfuksionimi i dhënies së drejtësisë", tha Topi.
Funksionimi normal i pushtetit gjyqësor, vijoi ai, parandalon sjelljen abuzive me pushtetin, parandalon shkeljet e ligjit dhe pasojat e rënda që vijnë nga mosfunksionimi normal i institucioneve dhe raporteve sociale.
"Uroj që ky vit i lumtur e i ndritur për Shqipërinë, për historinë e saj, të vazhdojë të jetë i tillë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, falë kjo edhe rritjes së përgjegjshmërisë së funksionimit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë", përfundoi Topi.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ambasadori britanik-Halimit: Mbështesim heqjen e imuniteteve