E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji në Tiranë, UKT apel qytetarëve për të denoncuar abuzimet

Tiranë- Kreu i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, Sahit Dollapi deklaroi gjatë një interviste televizive në Ora News se nuk do të lejojnë askënd të abuzojë me ujin dhe si pasojë të shkaktojë dëme të mëdha për ndërmarrjen dhe veçanërisht konsumatorët e tjerë.

Zoti Dollapi tha se u bën thirrje qytetarëve të Tiranës se nëse evidentojnë ndërhyrje abuzive në rrjet nga persona apo subjekte të caktuara të mos ngurrojnë të njoftojnë UKT-në pasi një task forcë është e vendosur ti japë fund abuzimit me ujin.

Ka filluar të funksionojë shumë mirë, në Kodër Kamëz, Kodra e Priftit vijnë denconcime,-tha Dollapi.

Sakaq Zoti Dollapi shtoi se një aksion në muajin Gusht do të pajisë 40 mijë konsumatorë që ende janë pa mates të ujit, kryesisht pallatet e vjetra. Pasi sipas Dollapit këta familje konsumojnë dyfish më tepër ujë sesa do të tregonte matësi dhe paguajnë për të njëjtën sasi se banorët që shpenzojnë më pak.

Ka dalë kompania fituese dhe do fillojë puna për sistemimin e këtyre pallateve dhe me nxjerrjen e linajve të vjetra. 4 milionë metra kub shpenzojnë më shumë sesa ne faturojmë pasi janë pa matës. Ska kursim në këto banesa. Në familje me tre vetë duhet rreth 12-14 metra kub por në këto pa sahate shkon deri në 25 metra kub në muaj dhe paguajnë të njëjtën sasi,-theksoi Dollapi.

Ndër të tjera Zoti Dollapi tha se investimet në sistem padyshim që përkthehen në kosto, por ai tha se çdo ndryshim çmimi që bëhet është në dakordësi me Entin Rregullator. Çmimi i ujit në Tiranë është më i ulët se mesatarja në Republikë, Korça, Vlora, Durrësi, Shkodra, Elbasani, etj e kanë më të lartë,-tha Dollapi.

Dollapi tha se nuk do të lejohet se për 7% të konsumatorëve të parregullt të dëmtohen të tjerët.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›