E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rashiti BE nuk po punon per veriun e Kosoves

Naim Rashiti

E merkure 2 shkurt 2011 NOA- Analisti i Grupit Nderkombetar te Krizave Naim Rashiti fajeson komunitetin nderkombetar per gjendjen ne veri.

Ai thote se s ishte OKB-ja qe nuk e administroi si duhet vendin e me pas ndasite ne BE rreth pavaresise se Kosoves te cilat bejne qe veriu te mbetet edhe me tej ne kornize te Rezolutes 1244.

BE-ja dhe Brukseli nuk do te jene ne gjendje qe te bejne dicka me shume substanciale per futjen e pjeses veriore nen ombrellen kushtetuese. Veriu legalisht eshte ende pjese e Kosoves por administrativisht nuk eshte i menaxhuar nga Prishtina. BE-ja do tua lere negociatave mes Prishtines dhe Beogradit qe te zgjidhet kjo ceshtje ka thene Rashiti per Radion Evropa e Lire.

Duke vijuar me tej ai ka thene se Ka qene nje paaftesi e institucioneve tona qe ne partneritet me bashkesine nderkombetare te imponojne rend dhe ligj ne ate pjese. Ne kete drejtim pergjegjesia sa i perket pales kosovare duhet tiu bie udheheqesve te institucioneve te Kosoves. Ne nuk mund te kerkojme pergjegjesi nga kryeministrat e vendeve tjera.

Institucionet kosovare vazhdimisht kane hedhur poshte idene e ndarjes se veriut dhe kane kerkuar nga bashkesia nderkombetare qe te beje presion mbi Beogradin.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›