E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i veprave te artit, 3 ne pranga

Berat- Nuk mjafton braktisja e objekteve dhe qyteteve muzeale, por eshte dashur edhe vjedhja e vlerave te mbetura e te sistemuara ne muzete etnografike apo ikonografik. Trafiku i veprave antike te artit nga Berati per ne Turqi, ka cuar ne zbulimin e rrjetit dhe arrestimin e tre te dyshuarve, mes te cileve pergjegjesi i Muzeut Etnografik dhe djali i tij. Ish-mesuesi Sami Starova 63-vjec, u prangos dje ne kuader te operacionit "Onufri" nga agjentet e Zyres se Hetimit dhe Krimit te Organizuar. Pak momente me vone u ndaluan edhe Mirel Starova 30-vjec dhe Bujar Dine 41 vjec, ky njeriu qe porosiste ikonat dhe veprat e artit, me qellim per t'i derguar ne Turqi ku dhe banonte aktualisht. Dine ka qene person me precedente penale dhe prej disa javesh kishte ardhur ne Shqiperi.

Burime zyrtare te Policise se Beratit, konfirmuan dje per gazeten "KJ" se ne kete operacion te koduar qe ka nisur prej mbremjes se diel, kane marre pjese edhe specialistet e Policise se Shtetit dhe perfaqesues te Prokurorise se Rrethit. Dyshimet per trafikun e veprave te artit, ekzistonin prej shume muajsh dhe agjentet jane hedhur ne veprim pasi moren informacione ne rruge operative, se po beheshin pazare per shitjen e dhjetera objekteve me vlere. "Nga Drejtoria Kunder Krimit te organizuar ne Departamentin per Hetimin e Krimit ne bashkepunim me Drejtorine e Policise Berat dhe Prokurorine e Rrethit, eshte kryer me sukses operacioni i koduar "Onufri", per goditjen e trafikanteve te veprave te artit dhe te kultures", njoftoi zedhenesja e Policise se Shtetit, Laura Totraku.

Aksioni qe perfundoi oret e para te mengjesit te djeshem, coi ne pranga tre te dyshuarit Mirel Starova 30 vjec, Bujar Dine 41 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Stamboll, me shtetesi shqiptare e turke, i proceduar penalisht me pare dhe Sami Starova 63 vjec, me detyre pergjegjes i Muzeut Etnografik Kombetar Berat. "Gjate ketij operacioni jane sekuestruar me cilesine e proves materiale, monedha te ndryshme, dy statuja prodhim ne qeramike dhe gur, disa ikona dhe piktura te vjetra, qe konsiderohen trashegimi kombetare", njoftoi policia vendore per detajet e hetimit.

Materialet e sekuestruara dyshohet se do te trafikoheshin jashte vendit, kryesisht ne Greqi dhe ne Turqi. Strukturat e policise bene me dije dje se po vazhdojne hetimet per gjetjen e bashkautoreve te mundshem, nderkohe materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Berat, qe ka ngritur akuzen e "trafikut te veprave te artit, ne bashkepunim" dhe "shperdorimit te detyres" per zyrtarin e ndaluar. Te dyshuarit nuk i pranuan akuzat e ngritura, por policia tha se sendet materiale iu kapen ne flagrance jashte Muzeut Etnografik dhe jo brenda ambienteve. Sipas verifikimeve te kryera rezulton se veprat e artit jane marre nga inventari i ketij muzeu, qe gjendet ne pjesen lindore te Kalase se qytetit te gurte.

Veprat e sekuestruara

Nga ikonat dhe monedhat, tek portreti i Skenderbeut

Policia e Shtetit publikoi dje fotot e materialeve te vjedhura nga Muzeu Etnografik Kombetar i Beratit, per te cilat u vu nen akuze pergjegjesi, djali i tij dhe personi qe dyshohet se do i blinte me qellim trafikimin. Shihen qarte ne kete numer veprash arti ikona antike me vlere te pacmueshme, piktura, monedha te ndryshme, arme te vjetra dhe punime te shumellojshme qe ishin vendosur ne ambientet e muzeut me qellim plotesimin e trashegimise kulturore te vendit dhe ne vecanti te Beratit nder vite. Sipas zyrtareve te policise, veprat jane shekullore dhe me shume vlere ne tregun e zi dhe se shitja e tyre mund te siguronte miliona leke perfitime ne kete treg. Mes veprave te sekuestruara bie ne sy edhe nje portret i heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe Jezu Krishtit.

Precedentet, vjedhjet ne Korce dhe Fier

Nuk eshte vetem Muzeu Etnografik i Beratit, qe ka rene preh e vjedhjeve me qellim trafikimin e veprave antike te artit apo elementeve te trashegimise kulturore. Nje vit me pare, jane sulmuar kishat e zones se Korces apo te Lushnjes dhe Fierit, ku jane marre dhjetera ikona me vlera te medha kulturore dhe monetare ne tregun e zi, qe dyshohet se jane shitur ne Greqi apo ne mbare boten. Megjithese ngjarjet jane denoncuar nga prifterinjte ne policite perkatese, per keto krime nuk ka pasur asnje te ndaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›