E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Zgjedhjet “gurthemel i rëndësishëm”

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelly.

“Urojmë qytetarët nga radhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime”, ka thënë Kelly.

“Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj”, ka pohuar zëdhënësi i Kelly. (rel/start)
SHBA: Zgjedhjet “gurthemel i rëndësishëm”

Uashington - Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e zgjedhjeve të para nga shpallja e pavarësisë duke i cilësuar ato “gurthemel të rëndësishëm” në rrugën e demokracisë. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelly.

“Urojmë qytetarët nga radhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime”, ka thënë Kelly.

“Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj”, ka pohuar zëdhënësi i Kelly. (rel/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›