E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, 20 komuna në balotazh

Vlen që të theksohet se pas numërimit të votave në shumicën e qendrave të votimit, 20 komuna nga 36 që ka gjithsej Republika e Kosovës do të shkojnë në balotazh.

 Lajmin e ka konfiruar kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta. Në pjesën më të madhe të këtyre komunave që do të zhvillohen sërish zgjedhje, përqindjen më të lartë të votave e ka Partia Demokratike e Kosovës, duke udhëhequr në 13 komuna. Në 7 komuna, konkurohet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. 

Në pjesën tjetër të komunave që tashmë janë shpallur fituesit, PDK-ja e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka marrë 5 komuna. AAK-ja e Ramush Haradinajt 4 të tilla, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 3 komuna, duke përfshirë këtu edhe Prishtinën, për të cilën është bërë gara më e fortë.

Nga ana tjetër, komuniteti serb ka marrë 3 komuna, ndërsa ai turk një komunë. Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Lushta ka rikujtuar se këto rezultate mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, dhe se në disa vendvotime ende nuk është bërë numërimi i votave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›