E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell-Kosovës: Krenohuni me zgjedhjet

"Votuesit e Kosovës, politikanët e saj, dhe zyrtarët të ngarkuar me organizimin- thuhet në deklaratë, i kanë treguar botës se "një Kosovë e pavarur është një vend ku demokracia mund të lulëzojë, dhe lulëzon".

Dell i shpreh mirënjohje numrit të madh të qytetarëve të Kosovës për të shkuar në votime dhe për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. "Votat tuaja theksuan se një qytetari aktive dhe e angazhuar është jetike për një demokraci të shëndoshë", thotë Dell dhe i inkurajon që të mbeten të angazhuar kur fletëvotimet të numërohen dhe rezultatet të shpallen.

Gjithashtu Dell serbëve që votuan u shpreh mirënjohje për vendimin dhe guximin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa u shpreh mirënjohje partive politike dhe politikanëve që kanë bërë "fushata energjike dhe përgjithësisht pa incidente". (qik-start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›