E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin me arme udhetaret

MAT- Dy persona te maskuar dhe armatosur grabiten dje, ne mes te dites pasagjeret e fugonit te linjes Mat-Tirane. Pas kercenimit nen tyten e pistoletave, autoret ende te paidentifikuar, kane plackitur rreth 10 mije leke dhe te gjitha sendet personale me vlere te udhetareve qe ishin nisur nga Selishta, per te ardhur ne kryeqytet. Policia mori njoftimin rreth ores 11:30 dhe ka mberritur menjehere ne vendngjarje pas telefonates se shoferit te fugonit me targa te Tiranes.

Momente terrori kane perjetuar kater pasagjere dhe shoferi i fugonit qe ishte nisur nga zona e Vigut ne Burrel dhe po kthehej per ne kryeqytet. Kjo linje qe dje ka rene preh e grabitjes me arme, behej cdo dite nga ky drejtues. Dy persona qe mendohet se jane te moshes 20-30 vjec, i kane zene rrugen prane Vigut, duke iu kerkuar gjithcka kishin me vete. Ne deshmine e tyre pasagjeret dhe shoferi kane deshmuar se autoret e paidentifikuar kane dale nga nje zone e pyllezuar dhe kishin kapuc te zinj ne koke dhe te armatosur me pistoleta. Nen kercenimin e armeve, njeri ruante pasagjeret dhe shoferin, qe jane urdheruar te mos benin levizje, kurse tjetri iu ka zbrazur xhepat dhe cantat qe kishin me vete. Pas grabitjes autoret jane zhdukur ne pak sekonda ne zonen e pyllezuar, kurse te demtuarit pasi kane zbritur ne nje zone te banuar, i telefonuan policise per ngjarjen.

Nje grup hetimor eshte ngritur nga policia e Burrelit per ngjarjen dhe deri dje ne mbremje jane shoqeruar 5 te rinj banore te zones se Selishtes dhe Vigut ne Mat, qe dyshohen si autore. Burime policore thane se kane dy emra autoresh te dyshuar per krimin, por nuk publikuan emra deri ne momentin e ndalimit. Nga deshmite e te demtuarve rezulton se u jane marre rreth 10 mije leke qe kishin me vete dhe sende materiale si ora, byzylyke, unaza apo dhe celulare. Kontrollet e banesave nuk kane rezultuar te suksesshme nga uniformat blu dhe dyshohet se autoret jane banore te fshatrave perreth vendit te ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›