E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku me gomone, ne pranga i gjashti

Gjykata e Krimeve te Renda jep masen "arrest me burg" per Dilaver Hajdini

Vlore- Nje 42 vjecar i kerkuar per tentativen e trafikut me gomone drejt Italise te 40 klandestineve ne 11 janar te ketij viti eshte arrestuar dje nga policia e Vlores dhe homologet e tyre te Tiranes. Dilaver Hajdini, prej dites se enjte ishte cilesuar si i perfshire ne trafik dhe me vendim te gjykates i eshte dhene masa e "arrestit me burg". Burime zyrtare thane se Hajdini akuzohet per tentativen e trafikut me gomone te 40 personave, kundrejt pageses 3500 euro, nga plazhi i Patokut ne Lezhe.

Dosja ne ngarkim te 42 vjecarit dhe 5 te ndaluarve te tjere me pare, eshte ne duart e Gjykates se Krimeve te Renda. Me pare policia e Lezhes, gjate operacionit te koduar "Rrjeta e Hekurt" kishte arrestuar Paulin Markaj, 42 vjec, banues ne fshatin Gurez te rrethit Kurbin, Ardian Gjeloshi, 36 vjec, Pjeter Tusha, 47 vjec, Altin Gjeloshi, 23 vjec, banues ne fshatin Gurez te Kurbinit dhe Ndrek Preci, 45 vjec, banues ne lagjen "Don Bosko".

Nepermjet rrjedhes se lumit Mat, gjashte te dyshuarit kane tentuar te kalojne me gomone per ne vendin fqinj. Gjate aksionit jane bllokuar nje gomone me dy motore, me nga 500 kuaj fuqi, 11 metra e gjate, me ngjyre te bardhe, nente celulare, 48 bidone, gjashte prej tyre jane perdorur per mbushjen me karburant te mjetit lundrues. Po keshtu jane bllokuar 7 automjete te cilat jane perdorur nga te dyshuarit si trafikante dhe 2 mije euro.

Sipas hetimeve organizatoret kane bere grumbullimin e klandestineve rreth ores 18:50 te 11 janarit te ketij viti, kurse nisja drejt Italise eshte kryer rreth ores 23:00 po te asaj mbremjeje. Ndersa pas ndjekjes nga Guardia di Financia, emigrantet jane hedhur ne brigjet e Tales, pasi mjeti u kthye pas. Gjate ketij aksioni policia e Lezhes eshte ndihmuar edhe nga ajo e Durresit, me mjetet lundruese per patrullimin e hapesires detare. Por ndersa policia ndaloi pese te dyshuarit e pare, i gjashti, Dilaver Hajdini, ka mundur te shpetoje duke u arratisur.

Vetem pas nente muaj hetimesh eshte bere e mundur qe te sigurohen prova per implikimin e tij ne kete ceshtje. Dy dite me pare Gjykata e Krimeve te Renda ka dhene masen "arrest me burg" per 42 vjecarin, vendim qe eshte ekzekutuar nga policia e Vlores mbremjen e djeshme.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›