Kosova, teme debati mes Biden dhe Palin
Ceshtja e pavaresise se Kosoves ka qene njera nga pikat e debatit te ashper mes dy kandidateve per postin e zevendes-presidentit amerikan. Kosova ka vazhduar te jete teme debati ne Amerike sidomos pas mbeshtetjes se dhene nga kandidati presidencial republikan Xhon Mekein. Reagimi i demokrateve nuk ka vonuar dhe Xhozef Biden ka ritheksuar edhe nje here faktin se ai ka qene, njeri nder mbeshtetesit e pare te fuqishem te ceshtjes se Kosoves dhe me pas pavaresise se saj.