Vdekja e gruas, nis gjyqi ndaj burrit
Kruje- Nje i dyshuar per vrasjen e bashkeshortes se tij vitin e kaluar eshte perballur serish me trupin gjykues te Shkalles se Pare ne Kruje. Kater muaj rihetim i kane mjaftuar prokurorise se ketij rrethi, per te gjetur fakte te reja qe implikonin Sefedin Docin ne krim, ndersa ngjarja e ndodhur ne fshatin Tapize ishte deklaruar si vetehelmim. Per kete ceshtje u shkarkua nga detyra edhe prokurori i dosjes, Bujar Cici, i cili u zevendesua nga Sonila Domi. Pas kater muajsh dje eshte zhvilluar seanca e pare gjyqesore, ku u lexuan te gjitha materialet e prokurorise dhe akuza e vrasjes se Fitnete Docit me 13 gusht 2007 nga bashkeshorti i saj. Nen hetim per kete ngjarje, por ne proces te vetecuar jane edhe vellai i te dyshuarit, Ramadan Doci dhe mjeku i fshatit, Laim Bushi. Si deshmitare jane thirrur edhe ekspertet e Mjekesise-Ligjore qe kryen ekzaminimin e trupit dhe hartuan nje raport.
Nderprerjen e gjykimit e ka kerkuar kryeprokurori i Krujes, Florian Bonjaku ne fillim te Veres, me argumentin qe dosja ne ngarkim te Sefedin Docit, 35 vjec, pas arrestimit te tij kishte nevoje per plotesim te hetimeve. Kjo solli thirrjen nen hetim edhe Ramadan Docit, vellain e te pandehurit, si dhe mjekut te fshatit Tapize, Laim Bushi, por qe do te gjykohen te ndare me akuzen e "fshehjes se vertetes se ngjarjes. Ne procesin gjyqesor qe ka nisur dje, Laim Bushi dhe Ramadan Doci ishin thirrur si deshmitare, por mjeku i fshatit Tapize nuk eshte paraqitur, pa dhene asnje arsye.
Fillimisht vdekja e Fitnete Docit u deklarua si vetehelmim nga bashkeshorti dhe familjaret e tij.
Por ka qene e motra dhe familjaret e Fitnetes, qe kane vene re edhe shenjat e dhunes ne trup gjate ceremonise mortore, duke ngritur dhe dyshime. Pas denoncimit ne polici eshte kryer nje ekspertize mjeko-ligjore qe vertetoi dyshimet e familjareve. Ekspertiza tregoi se ne turpin e 25 vjecares nuk eshte gjetur asnje lende helmuese. Por mjeket konstatuan hematoma ne gryke, fytyre, stomak, qe i kane sjelle edhe vdekjen te rese.
I dyshuari mohon krimin
I arrestuari per krimin, Sefedin Doci, nuk e ka pranuar akuzen e ngritur nga prokuroria pas rihetimit. Ai eshte shprehur se bashkeshortja e tij eshte veteflijuar, porse ne trup te ndjeres iu gjeten shenja te dhunes fizike. Seanca e ardhshme pritet te hyje ne faza interesante, pasi gjykata ka thirrur te deshmojne edhe njerezit qe pergatiten ekspertizen mjeko-ligjore ne Tirane. Ngjarja ndodhi me 13 gusht te vitit 2007 ne fshatin Tapize te Krujes, kur Fitnete Doci u raportua e vetehelmuar nga bashkeshorti i saj. Fillimisht policia e cilesoi vdekjen si vetehelmim, por denoncimi i familjareve te viktimes solli rihetimet e shoqeruara me ekspertize mjeko-ligjore.