OSBE mbeshtetje per Kuvendin e Kosoves
Shefi i ri i OSBE-se ne Kosove, Verner Almhofer ka deklaruar se edhe ne te ardhmen pret bashkepunim te ngushte me Kuvendin e Kosoves dhe institucionet tjera kosovare. Ai gjate nje takimi me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, po ashtu eshte shprehur se OSBE eshte e nevojshme te shohe me pare kerkesat e Kosoves, e pastaj te shihen mundesite e ketij misioni per te ndihmuar. "OSBE- ja eshte e gatshme te mbeshtese edhe projektet qe kane te bejne me marredheniet me publikun", ka thene ai. Nderkaq kryeparlamentari Krasniqi ka thene se Kuvendi i Kosoves eshte i gatshem te vazhdoje perpjekjet drejt integrimeve te metejshme evropiane. Krasniqi ka theksuar bashkepunimin mjaft te frytshem qe zhvillohet ndermjet Parlamentit te Kosoves dhe OSBE-se.