E Diel, 1 Nëntor 2026

Rifillon punen e gjykates se qarkut dhe komunale ne Mitrovice

Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale ne veri te Mitrovices kane rifilluar punen dje me gjykates dhe prokurore nderkombetare. Keshtu njoftojne zyrtare te UNMIK-ut, te cilet presin qe pas 2 muajve, punes t'i kthehen edhe punonjesit vendore te drejtesise. Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale ne veri te Mitrovices kane filluar serish punen, pas nje nderprerjeje me se 6 muajsh, e cila kishte ardhur si pasoje e uzurpimit te objektit te gjykates nga protestues serbe. Ne baze te vendimit te administrates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove, ne objektin e gjykatave fillimisht jane kthyer gjykates dhe prokurore nderkombetare, duke punuar ne baze te rregulloreve te UNMIK-ut. Zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, thote se gjykatesit dhe prokuroret nderkombetare, qe nga data 3 tetor, do te merren vetem me shqyrtimin e rasteve urgjente. "Do te jene dy gjykates dhe dy prokurore nderkombetare dhe rreth 12 oficere dhe asistente gjyqesore e te tjere. Keta do te merren kryesisht me rastet urgjente kriminale, por nuk do te merren me raste penale", shpjegon Ivanko. Kthimi ne pune i punonjesve nderkombetare te drejtesise ne Gjykaten e Qarkut dhe ate Komunale ne veri kishte nxitur reagime te gjykatesit vendore, te cilet kerkuan qe sa me pare te kthehen ne vendet e tyre te punes ne po kete institucion. Lidhur me kete, Ivanko thote se UNMIK eshte duke zhvilluar bisedime me Prishtinen e Beogradin per te rikthyer, pas nje periudhe te planifikuar 2 mujore, edhe gjykatesit serbe si dhe kosovare ne pune. "Plani eshte qe per 60 ditet e para ne gjykata ne veri te punojne vetem gjykates dhe prokurore nderkombetare dhe aktualisht jemi duke diskutuar me Prishtinen dhe Beogradin se kur mund t'i kthejme edhe gjykatesit vendore", tha Ivanko. Ne diten e rifunksionalizimt te Gjykates se Qarkut dhe asaj Komunale, Policia e Kosoves ka shtuar masat e sigurise, kryesisht rreth objektit te gjykatave.

Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, mendon se serbet e veriut te qytetit nuk do te pranojne kthimin e gjyqtareve serbe neper gjykata. Ndonese nuk shprehet optimist ne kete drejtim, ai thote se fillimi i puneve ne ato institucione, eshte nje hap pozitiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›