E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 ore para Bashes FRESSH proteston Ik vrases ik

Nje proteste maratone e te rinjve te FRESSH nisi qe prej ores 12.30 perpara Ministrise se Brendeshme. Perfaqesues zyrtare te Partise socialiste konfirmojne se ky tubim do te zgjas deri ne mesnate. Qellimi i saj eshte kerkesa per largimin e kreut te ketij institucioni Lulezim Basha, emir me i lakuar i demokrateve per kandidatimin ne Bashkine e Tiranes.   

Me moton “Ik vrasës, ik” të rinjtë do protesojnë në kuadër të protestave që kanë zhvilluar këto ditë para kësaj ministrie, pas ngjarjeve të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Fressh ka ftuar mbështetësit e saj dhe të PS-së që të mblidhen sot para ministrise së Brendshme me parrulla e thirrje patriotike në pritje të një reagimi nga ana e ministrit Basha. Protesta e fundit e Fressh para ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Basha ishte 10 ditë më parë.

AS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›