E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku problem edhe në SHBA

Në SHBA, zyrtarët dhe veprimtarët që merren me luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, thonë se skllavëria nuk është problem vetëm jashtë kufijve të Amerikës. FBI-ja thotë se djem, vajza e gra trafikohen çdo ditë në qytete të mëdha amerikane, përfshirë këtu edhe Washingtonin.

Disa janë viktima të punës së detyruar, të tjerët shfrytëzohen në tregtinë e seksit.

Thuajse në çdo qytet kryesor të SHBA-së veprimtarët thonë se viktimat e skllavërisë shfrytëzohen çdo ditë.

“Trafiku njerëzor është problem serioz në SHBA” thotë Bradley Miles i Projektit Polaris, një organizatë që lufton trafikun njerëzor.

Zoti Miles thotë se viktimat detyrohen të punojnë në shtëpitë e të pasurve dhe në restorante. Shumë të tjerë, veçanërisht gratë, prostituohen me forcë.

“E kemi parë me sytë tanë se çfarë ndodh. Nuk e marrim informacionin nga një burim tjetër. Kemi hyrë në këto vende, i kemi ndihmuar këto gra”, tha Miles.

Projekti Polaris ka një linjë telefonike për viktimat e trafikut, ku marrin telefonata nga i gjithë vendi.

“Marrim telefonata nga Texasi, nga Kalifornia. Marrim telefonata nga New Yorku, nga Florida. Washingtoni është një ndër pesë qytetet me vëllimin më të madh të telefonata”, nënvizoi Miles.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›