NATO me strategji të re

NATO-ja duhet të fitojë luftën në Afganistan, të zgjerojë lidhjet me Rusinë, të përballet me kërcënimin që paraqesin raketat e Iranit dhe që garantojë sigurinë e 28 shteteve të veta anëtare, thuhet në strategjinë e re të NATO-s për dekadën e ardhshme.
Projekt-dokumenti, i cili u bë publik sot, synon të tejkalojë hendekun gjithnjë e më të thellë mes SHBA-së, e cila favorizon një rol më të madh ndërkombëtare për aleancën dhe shtetet e Europës, të cilat dëshirojnë që aleanca të vazhdojë të përqendrohet në rolin e saj defensiv.
“NATO-ja duhet të jetë aq sa duhet efektive, për të vepruar larg shtëpisë”, deklaroi ish-Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, kryesuese e ekipit të ekspertëve, i cili hartoi strategjinë e re të NATO-s.
“Me qëllim që të ruhet vullneti politik, për operacionet jashtë rajonit të saj, NATO duhet të kujdeset që të gjitha shtetet anëtare të sigurohen për sigurinë e territoreve të tyre”, shtoi ajo.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do ta shfrytëzojë këtë dokument si bazë për konceptin e ri strategjik, i cili do të dorëzohet për miratim në samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të zhvillohet në nëntor në nëntor.
E themeluar në vitin 1948, për t’u përballur me kërcënimin e invadimit sovjetik, aleanca është vënë në kërkim të një roli të ri, gati 20 vjet pas shembjes së rivalit të vet komunist.
Koncepti paraprak strategjik është përqendruar kryesisht në rolin paqeruajtës të NATO-s, në shtetet si Bosnje dhe Kosovë.
Ky koncept u adoptua në vitin 1999, disa vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, të cilat detyruan NATO-n që të angazhohet në misione kundër kryengritjeve, siç është misioni i saj në Afganistan.
Misioni në Afganistan është misioni më i madh, në të cilin është angazhuar ndonjëherë aleanca.
Më shumë se 100 mijë ushtarë të NATO-s janë të stacionuar aktualisht në këtë shtet. Që nga fillimi i luftës në vitn 2001, në këtë shtet janë vrarë rreth 1800 ushtarë të aleancës.
“Aleanca është e përkushtuar për krijimin e një Afganistani, i cili është stabil dhe i cili nuk do të shërbejë si platformë për aktivitete terroriste”, theksohet në dokument.
Më tutje theksohet se aleanca duhet të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën. Në dokument nënvizohen edhe kapacitetet raketore të Iranit.