Berlini kërkon reforma në eurozonë
Gjermania kërkon që në vendet e eurozonës të bëhen reforma gjithëpërfshirëse, shkruan "Financial Times", për të shtuar se Berlini angazhohet për modelin gjerman në eurozonë.
Sipas gazetës, qeveria gjermane do t'u bëjë trysni vendeve tjera të eurozonës që ta pranojnë versionin gjerman të Ligjit për Buxhetin e Balancuar, si pjesë e reformave të thella, që do të duhej të ndihmojnë stabilizimin e euros.
"Financial Times" shkruan se insistimi i Gjermanisë për të forcuar disiplinën financiare brenda eurozonës, bazohet mbi kornizën ligjore, e cila nuk i lejon qeverisë federale në Berlin që deri në vitin 2016 të ketë deficit buxhetor më shumë se 0.35 % nga bruto prodhimi shoqëror.
Në ndërkohë, euroja dje ka rënë në vlerën më të ulët në katër vitet e kaluara, për shkak të dyshimeve për fuqinë ekonomike të eurozonës.
Një euro u shkëmbye për 1,2237 dollarë amerikanë, përkundër shumave të mëdha që janë caktuar nga shtetet e eurozonës për mbështetjen e valutës së përbashkët.
Analistët thonë se rënia e euros kërcënon ta pengojë rritjen ekonomike në vendet e eurozonës.