Akuza per vrasje pranga shefit te shtabit te Gardes
Mbremjen e te henes ndersa ka mbyllur turnin e punes ne Garden e Republikes oficeri Agim Llupo eshte shoqeruar nga policia per ne zyrat e Prokurorise. Kjo e fundit kishte firmosur nje urdher-ndalimi per oficerin e Gardes i cili dyshohej se kishte kryer vrasjen e shtetasit nga Gjirokastra. Rreth ores 2100 gardisti dhe grupi i shoqerimit te policise kane mberritur ne Prokurorine e Tiranes. Prokuroret qe po hetojne
dosjen e ngjarjeve te 21 janarit e kane marre ne pyetje per disa ore oficerin e Gardes ndersa arrestimi i tij eshte urdheruar rreth ores 0300 pas mesnate. Mengjesin e dites se djeshme oficeri i Gardes e kaloi ne gjendje arresti ne qelite e paraburgimit. Per te mberritur deri tek arrestimi i tij Prokuroria e Tiranes administroi ekspertizen e cila shpjegon se shtetasi Ziver Veizi eshte vrare me nje predhe 9 mm e dale nga nje arme e modelit MP5 e cila eshte perdorur nga Garda e Republikes gjate mbrojtjes se Kryeministrise me 21 janar.
Arrestimi
Dy dite me pare burime te Prokurorise pohuan se ishin informuar mbi perfundimin e rezultateve te ekspertizes balistike te predhes se armes qe eshte gjetur ne trupin e Ziver Veizit njerit nga kater te vraret ne demonstrate. Sipas ekspertizes predha provohej se kishte dale nga nje prej armeve MP5 te perdorura nga Garda e Republikes ne te shtenat me plumba luftarake me 21 janar. Specialistet identifikuan armen dhe numrin e saj te serise ndersa me pas Prokuroria bazuar ne akt-ekspertimin e laboratorit gjeti emrin e efektivit qe e ka pasur ne perdorim dhe vrau Ziver Veizin. Sipas rregullores Garda mban dokumentacion mbi numrin dhe llojin e armes qe perdor cdo efektiv gjate sherbimit. Pas njohjes me ekspertizen Prokuroria gjeti emrin e Agim Llupos ne regjistrin e sherbimit te Gardes si oficeri qe kishte perdorur armen e cila u perputh me predhen e gjetur ne trupin e Ziver Veizit. Burime te hetimit kane thene se predha ne fjale ka demtime qe provojne se para se te godiste viktimen ajo eshte ndeshur me objekte te forta ne te cilat ka bere rioshet e me pas ka qelluar Ziver Veizin.
Garda
Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranes ne kete institucion mbremjen e te henes jane paraqitur shtate gardiste. Agim Llupo tashme i arrestuar ka qene njeri prej gardisteve ndersa gjashte te tjeret kane qene oficere qe ndodheshin ne pjesen veriore te Kryeministrise prej nga dyshohet se kane ardhur te shtenat te cilat goditen Ziver Veizin. Krahas marrjes se deklarimeve nga gardisti i arrestuar Agim Llupo Prokuroria ka marre ne pyetje edhe gjashte gardistet e tjere te cilet me pas jane lene te lire ndersa kolegu i tyre eshte arrestuar. Sipas Prokurorise shefi i shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes i akuzuar tashme per vrasje eshte ndodhur ne pjesen veriore te Kryeministrise ne drejtimin e Piramides. Gardisti i dyshuar per vrasje ka qene i vendosur ne nje zgaver-tunel rreze me murin e godines se Kryeministrise me nje skafander ne koke. Sipas dokumenteve te verifikuara nga Prokuroria eshte arritur te provohet se Agim Llupo ka pasur ne duar armen qe ka vrare Ziver Veizin. Hyrja e predhes ne trupin e viktimes ka ndodhur ne pjesen e perparme te gjoksit dhe me pas e ka pershkruar ate me trend ngjites drejt pjeses se siperme te shpatulles.
Policia Gardisti beri vrasje nga pakujdesia
Shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes Agim Llupo u arrestua dje nga oficeret e Seksionit Kunder Krimeve Ndaj Jetes dhe Shendetit me akuzen e vrasjes nga pakujdesia. Burime nga grupi hetimor i policise thane dje se oficeri Agim Llupo eshte arrestuar si autori i vrasjes se nje prej protestuesve te demonstrates se 21 janarit Ziver Veizit i cili u godit nga nje plumb i kalibrit 9 mm perpara portes se Kryeministrise. Sipas burimeve dyshohet se plumbi qe goditi per vdekje Veizin ka dale nga arma e gardistit Llupo edhe pse gjithcka ka ndodhur nga pakujdesia. Gardisti ka qene i pozicionuar prane nje dritareje ne ane te godines se Keshillit te Ministrave dhe armen automatike e mbante te pozicionuar lart duke qelluar ne ajer. Por ne nje moment sipas policise kendi i armes ka ndryshuar si pasoje e goditjeve me gure dhe objekte te tjera te forta qe protestuesit leshonin ne drejtim te tij. Ne nje moment arma eshte shkrepur ne drejtim te turmes nga pakujdesia duke shkaktuar vrasjen e njerit prej protestuesve.
TRAZHGIM SOKOLAJ