E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delegacioni kosovar, në qendër të mediave amerikane

Mediat elektronike amerikane po ndjekin gjërësisht vizitën e delegacionit të lartë shtetëror të Kosovës në Uashington dhe takimet me sekretaren amerikane, Kondoliza Rajs, sekretarin e mbrojtjes, Robert Gate dhe së fundi edhe takimin në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Xhorxh Bush dhe kryetarit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Shtypi atje po i kushton rëndësi të veçantë edhe angazhimit amerikan për Kosovën. Gazeta konservative e Uashingtonit "The Washington Post" shkruan sot se sekretarja amerikane Rajs ka shprehur besimin në angazhimin e institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një demokracie shumëtnike dhe respektimin e pakicave.

Autoritativja "The Washington Times" shkruante dje se "pas takimeve në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Pentagon, delegacioni kosovar i përbërë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve, George Bush, i cili pritet që do t’u shprehë liderëve kosovar mbështetjen e tij të fortë ndaj përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, me të ardhme të shkëlqyer dhe multietnik, institucionet e të cilit, t’u shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të dyja faqet elektronike të Qeverisë amerikane, ajo e Sekeretares Amerikane së Shtetit dhe faqja e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar rëndësi të veçantë dhe vend të zgjeruar takimeve me Presidentin e Republikës së Kosovës zotin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi në kryeqyetin amerikan Uashington D.C.

Në faqen elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se liderët më të lartë të Kosovës janë pritur në një takim të veçantë që zgjati 45 minuta nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes Robert Gates.Burime ushtarake nga Petagoni kanë thënë se delegacioni i Republikës së Kosovës me në krye presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi, kanë marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'a ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt demokracisë. Burime tepër të kufizuara nga ky takim, thonë se më shumë në Pentagon është biseduar për çështje të sigurisë në Kosovë.

Presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë do të takohen me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. Udhëheqësit shqiptar, takimin e parë zyrtarë në kryeqytetin amerikan Uashington D.C. e kanë cilësuar si një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe shqiptarët. (B.Sina/INA)

Uashington: Liderët kosovarë në takim me presidentin BushLiderët Kosovarë, presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi, nesër në Shtëpinë e Bardhë do të takohen me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush.

Udhëheqësit shqiptar, takimin e parë zyrtarë në Uashington e kanë cilësuar si një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për kombin tonë .

Kjo vizitë, në kontekstin e momentit dhe aktualitetit diplomatik, gjithësesi merr dimension historik. Presidenti Xhorxh Bush, Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs edhe njëherë në mënyrën më eksplicite rikonfirmojnë mbështetjen, përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit të ri Kosovës.

Ky takim do të jetë impuls i fuqishëm politik, diplomatik dhe moral ndaj popullit shqiptarë, si dhe ndaj elitës politike të Kosovës. Pa dyshim do të përshpejtoj dinamikën e njohjes së mëtejshme të pavarësisë së Kosovës nga ato vende që akoma vonojnë dhe kanë hezitime. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›