E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmeti, Greqia mbyll kufirin, kthen mbrapsht shqiptarët në Kakavijë e Kapshticë

Greqia mbyll kufirin për shqiptarët që nuk posedojnë dokumenta të rregullta greke. Shteti helen ka përshkallëzuar kështu hakmarrjen pas ngjarjeve të Përmetit, ku pa asnjë arsye të qartë, nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë të cilët udhëtojnë si turistë vetëm me pasaportat biometrike shqiptare për në Greqi, ndërkohë që disave prej tyre u janë keqtrajtuar edhe pasaportat, duke u vënë kryqe, apo duke ua hedhur në fytyrë.

Mësohet se në pikën kufitare të Kakavijës një polic grek ka dalë në zonën neutrale dhe kthen mjetet me targa shqiptare.

Vetëm të martën nga ora 20.00 deri rreth mesnatës, mbi 200 shtetas shqiptarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar që udhetonin drejt Greqisë.

Kaosi i shkaktuar në kufi, avari që u shtri në përmasa që prej ditës së djeshme fillimisht nën pretendimin e mungesës së garancisë financiare prej 1500 euro, ka detyruar drejtorin e policisë kufitare në Kakavijë Admir Abrija të kërkojë një takim me homologun e tij grek, për të mësuar më shumë rreth situatës dhe gjetjes sa më shpejt të një zgjidhje.

E njëjta situatë paraqitet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku 17 familje emigrantësh janë kthyer në kufi duke përdorur si shkak largimin e kishës ortodokse në Përmet nga ambientet e Pallatit të Kulturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›