E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zjarr në zonën e ish-fushës së aviacionit

Vlorë- Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë në një magazinë me produkte blegtorale.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen ’24 Maji’ të qytetit bregdetar në një magazinë me produkte ushqimin e kafshëve.

Nuk raportohen të lënduar dhe zjarrëfikësit janë në vendngjarje dhe tre njësi të tyre po punojnë për izoluar flakët dhe për të shuar zjarrin.

Zjarrëfikësit bejnë më dije se flakët i kanë nën kontroll duke thënë se nuk rrezikohet asnjë objekt, madje as pika e karburantit që ndodhet aty pranë.

Ndëkohë policia bën me dije se ende nuk ka një të dhënë përfundimtare për shkaqet e zjarrit por po hetohet si pista e zjarrëvënies së qëllimshme ashtu edhe ajo e një incidenti për shkak të temperaturave të larta.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›