E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 milionë euro për rikonstruksionin e stadiumit të Korçës

Rikonstruksioni i stadiumit “Skënderbeu” të qytetit të Korçës do kalojë shifrën e 1 milion eurove duke bërë të mundur për herë të parë zhvillimin e ndeshjeve edhe natën falë ndricimit të standarteve të larta europiane. Drejtuesit aktualë të klubit të futbollit në qytetin e Korçës të mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, por dhe Ministria e Financave po e kthyejnë stadiumin aktual në një stadium me parametra olimpikë.

Në këtë fazë të punimeve po hiqet tapeti jeshil për t’u zëvendësuar me një tepet tjetër shumë më cilësor dhe paralelisht po instalohet impianti ndricimit. Gjithashtu tribuna qendrore e këtij stadiumi do të zgjerohet me 30 metra më shumë dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik 2010-2011 stadiumi i qytetit të Korcës mund të cilësohet si ndër më të mirët në vend, i gatshëm për të zhvilluar dhe ndeshje ndërkombëtare.

Albana çakshiri

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›