E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012, fundi i botës

Përgatituni për fundin e botës sepse nuk është larg. Ai do të ndodh jo më larg se tri vjet. Në vitin 2012 do të ndodh një kataklizmë që do ti japë fund kësaj bote.

Së paku, kështu sugjeron kalendari i lashtë i popullit Maja. Ky subjekt mjaft intrigues ka zgjuar kureshtjen e regjisorit Roland Emmerich, i cili ka bërë regjinë e filmit 2012, në të cilin ndodh fundi i botës. Ky film për herë parë do të jepet premierë të enjten me 12 nëntor nëpër shumicën e kinemave botërore. Po në këtë ditë ai do të shfaqet edhe në kinemanë ABC.

Ngjarja në film ka në qendër të vëmendjes një familje që niset për pushime në dhjetor të vitit 2012, koha kur përfundon kalendari i popullit të lashtë të Majave. Me dekada të tëra njerëzit kishin profetizuar që fundi i botës do të vinte kur të përfundonte ky kalendar.
Filmi i zhanrit aksion/aventurë/triler, i cili zgjat dy orë e 23 minuta, në rolet kryesore do të ketë aktorët John Cusack dhe Amanda Peet.

Premiera do të shfaqet të enjten në ora 19:00 dhe 22:00, ndërsa çmimi është tri euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›