E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Lezhe vriten nga fqinji tre anetare te nje familjeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Blinisht të Lezhës në mbrëmjen e sotme. Tre pjesëtarë të një familjeje janë ekzekutuar pranë banesës së tyre, nga fqinji i tyre, pas një konflikti të castit.

Në një linjë telefonike për Abc News drejtori i policisë së Lezhës Muharrem Fuuriku konfirmon se janë identifikuar viktimat dhe autori i ngjarjes. Viktimat janë Rrok Shtjefni, kryefamiljari, Miranda, bashkwhsortja dhe Fatjon Shtjefni,i biri. Policia po punon për kapjen e autorit Kastriot Zhupa, 38 vjeç.

Një familje është qëlluar me breshëria automatiku nga komshiu i tyre, pas një konflikti të çastit. Është identifikuar autori dhe po punohet për shkaqet tij”- deklaroi Furriku.
Sipas policisë vrasja e trefishtë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›