Izrael lirim me kusht per Ehud Olmert

Ish kryeministri izraelit Ehud Olmert gjobitet me 19 mijë e 170 dollarë dhe lirim me kusht për një vit për abuzim me besimin e publikut.
Olmert u shpall fajtor në muajin korrik për favorizim tëpaligjshëm të një biznesmeni, ndërsa ishte në postin e ministrit, por u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit, që detyruan të japë dorëheqjen në vitin 2009.
Olmert tashme është i pastër për të kandiduar si deputet, ndërsa nuk i lejohet të mbajë portofol ministror, pasi përballet ende me një tjetër gjyq për korrupsion.
Zyrtarë në Jeruzalem dyshohen se kanë marrë rryshfete gjatë kohës kur ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Jeruzalemit në vitet 1993 deri në 2003. Ish kryeministri nga ana e tij ka mohuar cdo përfshirje në skandalet prej miliona dollarë. Ai është shprehur se respekton vendimet e gjykatës dhe se do të mësojë nga mësimet e nevojshme, por ka insistuar se akuzat ndaj tij degraduan deri në parregullsi proceduriale se sa për korrupsin. Megjithatë ai është shprehur se nuk do të apelojë për vendimin e dhënë.
Në një seance më herët gjatë muajit, Olmert i kërkoi gjykatës lehtësim në dhënien e dënimit, duke thënë se "akuzat më të rënda", ishin bërë kundër tij dhe se ai kishte qenë objekt i një "fushatë mediatike të përmasave të mëdha në Izrael dhe jashtë vendit".
Pas dhënies së vendimit, Olmert përqafoi avokatin e tij Navot Tel Zur dhe u tha gazetarëve “po largohem nga gjykata me kokën lart”.