Tragjedi ne Librazhd, vetehelmohen dy gra

Brenda 24 oreve te fundit ne rrethin e Librazhdit dy gra tentuan t’i japin fund jetes duke u vetehelmuar.
Ka qene ora 10 e 30 minuta kur ne spitalin kirurgjik te rrethit Librazhd ka mberritur ne gjendje te rende nje grua 46 vjece, e cila kishte pire helm bujqesor.
Megjithe ndihmen e pare dhe intensive te bere nga mjeket e spitalit, ajo nuk mundi te mbijetoje dhe rreth ores 12 nderoi jete.
Ndersa rasti tjeter eshte vetehelmimi i nje 30 vjecareje, nene e tre femijeve.
Edhe ajo kishte pire nje kimikat bujqesor, por nderhyrja e njerit prej femijeve djalit te madh qe i kishte hequr shishen nga goja dhe shpejtesise se dergimit ne spitalin e Perrenjasit beri qe t’i mbijetonte vdekjes.