Itali, bllokohet droga qe vinte nga Shqiperia

Policia italiane e qytetit te Specias, ne nje operacion anti-droge te organizuar sot ka arrestuar dy shtetas shqiptare, si dhe ka sekuestruar nje sasi te konsiderueshme lende narkotike.
Lajmin e bejne te ditur mediat e vendit fqinj, te cilat nuk permendin emrat e shqiptareve te prangosur, por saktesojne se sasia e droges se sekuestruar, e tipit heroine, eshte 34 kilograme.
Sipas burimeve, te cilat iu referohen agjenteve te policise, heroina e sekuestruar do te kapte ne treg vleren e dy milione eurove.
Burimet shtojne me tej se gjate kontrollit ne banesen e shqiptareve eshte gjetur edhe nje pistolete.