Greket: Shqiperia, e mbrojtur nga kriza

“Ne te gjithe vuajme nga kjo krize. Nuk ka rruge per t’i shpetuar besoj per 6, 12 ose mbase 18 muajt e ardhshem. Do te jete e veshtire per te gjithe ne bote. Per bankat me shume se paraja eshte lenda jone e pare”, ka pohuar Kostopulos ne nje interviste per Top Channel.
Por Shqiperia, sipas tij ka specifikat e veta qe ne kete rast i sherbjene si mburoje.
“Me duhet te them se Shqiperia eshte me pak e ekspozuar. Megjithate, si pasoje e kesaj krize ne te gjithe do te paguajme norma me te larta interesi dhe kjo do te ndihet shpejt ne ekonomine reale. Por e theksoj serish, Shqiperia eshte ne nje pozicion me te mire se shume vende te tjera ne Ballkan”, ka shtuar Kostopulos.
Kostopulos eshte nje nga perfaqesuesit te me te larte te grupit “Alpha Bank Group” qe ndodhet ne Shqiperi prej 10 vjetsh dhe qe se bashku me disa banka te tjera greke jane percjelles te rendesishem te ngjarjeve nga tregu bankar rajonal ne ate shqiptar.