G99 reagon për raportin e KE-së: nuk ka progres
G99 reagon pas progres- raportit te Këshillit të Europës për vendin tonë. Sipas këtij grupimi, Shqipëria ka bërë shumë pak progres në fushat kyçe, përfshi këtu luftën kundër korrupsionit dhe ekonominë e tregut.
“Nga një krahasim me raportin e këtij viti me atë të vitit 2004 mund të vërehet shumë pak progres në fushat kyçe”- tha për mediat Arbër Mazniku, përfaqësues i G99. Sipas tij Shqipëria vazhdon të jetë mbrapa sa i përket ndërhyrjes së ekzekutivit ne pushtete të tjera, politizimit të administratës publike, integrimit evropian, ndërhyrjes së ekzekutivit në punën e Prokurorisë, etj. Ndërkohë edhe emigrimi i paligjshëm, trafikimi i drogës, e mbi të gjitha korrupsioni vazhdojnë të jenë në nivele të larta. Mbi ekonominë e tregut, raporti thotë se: "funksionimi i ekonomisë së tregut mbetet seriozisht i shtrembëruar nga oferta e pasigurtë e energjisë, drejtësia e dobët, pasiguria në lidhje me të drejtat mbi pronat dhe ineficencat prezente në kuadrin ligjor për bizneset".
G99 ftoi kryeministrin t’i përgjigjet një pyetje kryesore: Si ka mundësi që Shqipërisë nuk i ofrohet një perspektivë e qarte për të qene kandidatë e denjë e BE-së deri ne vitin 2009, ndërkohë që një perspektivë e tillë i ofrohet qartësisht Serbisë?. G99 kërkoi më shumë përpjekje nga qeveria për përmbushjen e objektivave dhe premtimeve.
(O.Zh, balkanWeb)