Tragjedi në Sudan, mbyten 197 emigrantë

Rreth 200 persona kanë humbur jetën në detin e kuq pasi një varkë që transportonte emigrantë të drejtuar për në Arabinë Saudite. Ata u mbytën në në brigjet e Sudanit, bëri të ditur media sudaneze. Mjeti lundrues u mbyt pasi në bordin e tij shpërthyen flakë. Vetëm tre persona kanë mundur të shpëtohen, sipas qendrës sudaneze të medias. Personat ishin emigrantë të paligjshëm nga Sudani që kërkonin të mbërrinin në Arabinë Saudite. Shumica prej tyre ishin nga Cadi, Nigeria, Somalia, dhe Eritrea, ndërsa u raportua se po punohet për të gjetur trupat e rënë në det. 4 shtetas jemenitas të cilët besohet se ishin pronarë të varkës, janë arrestuar në vendin e quajtur Port Sudan. Deti i kuq është i njohur për rrugët e trafikimit nga Arabia Saudite dhe Jemeni, thotë për BBC-në, James Copnall në Khartoum. Mijëra emigrantë kalojnë Detin e kuq çdo vit, por udhëtimi është i rrezikshëm, thekson korespondenti i BBC-së. Vetëm muajin e kaluar 150 persona u mbytën pasi anija që transportonte 850 emigrantë të cilët largoheshin si pasojë e konfliktit në Libi, u përmbys në Tunizi.