E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi e shqetëson Casillasin

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 12:03

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas pranon se ndihet i shqetësuar kur përballet me yllin e Barcelonës Lionel Messi, por megjithatë i pëlqen përvoja.

Casillas është njëri prej portierëve më të mirë në botë, ndërsa Messi mund të jetë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. “Të përballeni me një futbollist si Messi krijon shqetësim për një portier sepse ai është shumë i talentuar”, tha Casillas për ueb faqen zyrtare të Realit.

“Megjithatë, është gjithmonë kënaqësi të luani kundër tij”, shtoi ai. Casillas u ndesh me Messin dhe Barcelonën pesë herë në sezonin e fundit, dy në La Liga, një në finalen e Copa del Rey dhe dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Reali fitoi vetëm një prej këtyre përballjeve me Barcelonën, 1-0 në finalen e Copa del Rey, ndërsa gjatë këtyre ndeshjeve Messi arriti të shënojë tri herë kundër Casillasit. Bashkëlojtari i nga Barcelona, Xavi Hernandez së fundmi deklaroi se Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, më i mirë se Pele, Diego Maradona e Johan Cruyff.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›