Tragjedia, 9-vjeçari humbet jetën në Velipojë pasi goditet nga çadra e plazhit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në plazhin e Velipojës, teksa një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas burimeve të policisë, fëmija me inicialet R.GJ është goditur nga çadra e plazhit ku po qëndronte, e cila është shkëputur nga vendi si pasojë e erës së fortë.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital, pasi është goditur në kokë, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ai gjendej për pushime së bashku me familjen e tij.
