E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, vriten DY persona në zonën e mbushur me pushues, shkak konflikti për pronësinë

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Kavajë, pas një konflikti për pronësinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Mali i Robit.

Dy viktimat e këtij krimi të rëndë janë Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari. I dyshuari për këtë krim është Ardian Traga, i cili është arrestuar nga ana e policisë.

Policia ka konfirmuar se ata janë qëlluar me armë disa herë, për shkak të një konflikti pronësie.

Ndërkohë në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një grua, si dhe djali i saj, Erjon dhe Beglije Shehu. Mësohet se ata janë gruaja dhe djali i viktimës Sulejman Shehu. Gruaja ndodhet rrezikut për jetën, ndërsa djali në gjendje kritike.

Policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes. Ngjarja e rëndë ndodh në pikun e sezonit turistik, kur dihet që në këtë zonë ka dyndje pushuesish jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia.

Kjo nuk është hera e parë që zonat turistike në aksin Durrës- Kavajë tronditen nga vrasjet.

Pak më herët dy vrasje tronditën zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, duke reduktuar ndjeshëm numrin e pushuesve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›